image Dalin detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi Velipojën

Shqipëri

Dalin detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi Velipojën

news image

Mediat në Shqipëri vijojnë të shkruajnë për ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Velipojë, ku u mbyt 17-vjeçarja që po bënte xhiro me 25-vjeçarin me motor uji.

Raportohet se 25 vjeçari Indrit Bajraktari është nxjerrë nga deti nga motori i sigurisë. Ndërsa çelësi i motorit të ujit është gjetur i varur në qafën e 17-vjeçares, Enisa Doda.

Sipas protokollit, çelësi është i lidhur me varëse që përdoret në rast se mjeti i lundrimit fiket dhe qëndron në vend.

Punonjës të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit kanë deklaruar se njëri prej tyre i ka vëzhguar ata, të cilët sipas tyre kanë qenë të pajisur edhe me jelekë shpëtimi.

Në momentin që punonjësit e pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit, janë hasur me djalin i cili ka qenë i zhytur, ai u ka thënë se vajzën e ka nxjerrë në breg dhe ia ka dorëzuar xhaxhait.

Ata e kanë marrë të riun dhe e kanë nxjerrë nga deti duke e mbajtur të izoluar deri në mbërritjen e policisë në vendngjarje.

Ndërsa, sipas policisë i riu ka dalë nga deti pa motorin e ujit rreth dy orë e gjysmë pasi ishte futur në ujë bashkë me 17-vjeçaren./Gazeta Sinjali/