image Dalin detaje të reja nga krimi në Bosnje: Vrasësi e rrëmbeu, e rrahu brutalisht dhe më pas e vrau gruan e tij

Rajon

Dalin detaje të reja nga krimi në Bosnje: Vrasësi e rrëmbeu, e rrahu brutalisht dhe më pas e vrau gruan e tij

news image

Janë shpallur tri ditë zie sot në Gradaçac për shkak të ngjarjes së përgjakshme që tronditi Bosnjën dhe Hercegovinën dje gjatë ditës, ku mbetën disa të plagosur e tre të vrarë. Nermin Sulejmanoviq vrau brutalisht gruan e tij, Nevzeta Hećimoviq, dy persona të tjerë dhe plagosi tre të tjerë, e në fund kreu vetëvrasje pasi i kishte ikur Policisë për disa orë, transmeton Dnevni Avaz.

Vrasësi ishte trajner fitnesi i cili është dënuar disa herë për krime të ndryshme.

Vetëm tre ditë më parë, Nezveta Heqimoviq e kishte denoncuar për dhunë në familje. Ditët e fundit ajo fshihej me familjen e saj dhe siç raportojnë mediat boshnjake, aty e gjeti Sulejmanoviqi dhe e rrëmbeu duke e plagosur kushëririn e saj. Më pas, të njëjtën e çoi në vilë ku e ka rrahur brutalisht, e filmoi të përgjakshme dhe me plagë të shumta, e në fund e ka qëlluar gjakftohtësisht në kokë.

Anëtarët e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë e gjetën Sulejmanoviq përmes telefonit celular, ku ai fshihej në një fermë kuajsh të braktisur në qytetin e Mionica.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Kantonit të Tuzlës, Admir Arnautoviq, ka konfirmuar se Sulejmanoviq ka pasur raportime për dhunë në familje.

“Megjithatë, ajo që duhet të themi është se janë shfrytëzuar gjithmonë përfitimet e ligjit, pra mundësia e mosdëshmimit në lidhje me këtë krim të dhunës në familje. Prandaj bëhet fjalë për një person me shumë dënime i cili tashmë është i njohur për policinë dhe prokurorinë”, tha Arnautoviq.

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatët i Bosnjë-Hercegovinës, Sevlid Hurtiq, do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Ministrave për të shqyrtuar propozimin për shpalljen e ditë zie në të gjithë Bosnje-Hercegovinën.

Pronari i palestrës Emir Džinović nga Gradačac, ku Nermin Sulejmanoviq punonte si trajnere, dje ka qenë në vendin e krimit dhe ka shpëtuar foshnjën, pas vrasjes së Nevzeta Hećimovic.

“Po, unë e shpëtova foshnjën, ajo u ul në dysheme në një pellg gjaku. Tani është me mua, i sigurt. Skena ishte e tmerrshme. Ai e rrahu gruan e tij fatkeqe. Ne njihemi prej kohësh, ai ka punuar për mua, nuk ka pasur kurrë probleme. Nuk e di si ndodhi kjo – tha ai.

Foshnja ka përfunduar në spitalin e Tuzlës dhe më pas do t’i dorëzohet shërbimeve sociale.

Për shkak të krimit brutal, për sot në orën 12 është paralajmëruar protestë në Gradaçac.

“Ftojmë bashkëqytetarët që në orën 12 të vijnë në sheshin “Alije Izetbegoviq” dhe t’i bashkohen tubimit tonë spontan me qëllim të dënimit të çdo forme dhune, u tha dje në njotimin e organizatorit, Nerma Shariq.

/GazetaSinjali/