Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden njoftoi sot sanksionet kundër Rusisë pasi kjo e fundit njohu pavarësinë e territoreve të kontrolluara nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.
E sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një konferencë për media më vonë njoftoi se dy bankat ruse të shënjestruara nga sanksionet amerikane të martën, VEB dhe PSB, mbajnë më shumë se 80 miliardë dollarë aktive.
“Këto masa do të ngrijnë asetet e tyre në Shtetet e Bashkuara, do të ndalojnë individët apo bizneset amerikane të bëjnë ndonjë transaksion me ta, do t’i mbyllin ata nga sistemi financiar global dhe do të ndalojnë aksesin në dollarin amerikan,” tha Blinken.
Ndryshe, Parlementi Rus sot i dha dritën jeshile presidentit Vladimir Putin që të përdorë ushtrinë edhe jashtë territorit rus.
Ky hap sipas ndërkombëtarëve shënon edhe nisjen e lëvizjeve pushtuese të Putinit karshi territorit ukrainas.