image Dalin detaje nga vrasja e rëndë, shqiptari tregon pse nuk e vrau gruan por vajzën e tyre

Rajon

Dalin detaje nga vrasja e rëndë, shqiptari tregon pse nuk e vrau gruan por vajzën e tyre

news image

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja makabër e regjistruar në Itali, ku shqiptari Taulant Malaj vrau të bijën 16-vjeçe dhe një shtetas italian Massimo De Santis, që pretendonte se gruaja e tradhtonte me të.

Referuar mediave italiane, 45-vjeçari shqiptar nuk e ka vrarë gruan e tij, me qëllim që ta linte të vuante.

“Nuk po të vras ​​se duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që ti më ke shkaktuar ”, mësohet t’i ketë thënë Malaj gruas së tij.

Nisur nga kjo, e gjithë ngjarja ka marrë një tjetër dinamikë. Sepse fillimisht u raportua se vajza, Jesica ishte futur për të mbrojtur nënën, por nuk ka rezultuar kështu.

Taulant Malaj ishte nisur me qëllim që të vriste atë së bashku me të vëllanë, pasi donte që të bënte nënën e tyre të vuante.

“Do të të vras ​​edhe djalin tjetër”, ka thënë ai, por për fat të mirë 5-vjeçari ishte fshehur poshtë divanit dhe i ka shpëtuar nga duart babait vrasës. Ishte xhaxhai i të voglit që pas masakrës gjeti nipin të fshehur.

Gruaja e ka kaluar rrezikun për jetën./A2 CNN/

/GazetaSinjali/