image Dalin analizat e fundit të Thaçit, nga nesër i kthehet punës

Kosovë

Njoftim/ Dalin analizat e fundit të Thaçit, nga nesër i kthehet punës

news image

Zyra për Informim nga Presidenca ka njoftuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar rezultatet e analizave të fundit pas intervenimit endourologjik.

“Në rezultatet e këtyre analizave konfirmohet që presidenti Thaçi e ka eliminuar tërësisht problemin e gurit në veshkë.”, shkruhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Thaçi nga nesër do të filloj punën me orar të plotë në zyrën e tij./ Gazeta Sinjali/