image ‘Daily Mirror’: Trupat iraniane kanë hyrë fshehurazi në Ukrainë, po ndihmojnë Putinin

Botë

‘Daily Mirror’: Trupat iraniane kanë hyrë fshehurazi në Ukrainë, po ndihmojnë Putinin

news image

Ekipet e regjimit IRGC të Irani kanë hyrë fshehurazi në Ukrainë dhe po ndihmojnë forcat ushtarake ruse.

Kështu deklaron media angleze “Daily Mirror” teksa shkruan se ekipet janë vendosur  në Dzankoi në Krime dhe Kherson në jug

Një burim ushtarak ukrainas i tha Daily Mirror: “Të paktën një nga ekipet stërvitore iraniane është goditur kohët e fundit dhe ata janë duke u gjuajtur në mënyrë aktive. Ne kemi qenë të shqetësuar për disa kohë që specialistët e IRGC-së po ndihmojnë Rusinë në sulmet e tyre të tmerrshme ndaj civilëve dhe ata sigurisht që janë në shënjestër.”

Dronët Shahed-136 mund të udhëtojnë me shpejtësi 100 mph dhe të mbajnë kokën shpërthyese, e cila mund të jetë shkatërruese.

Këto sisteme mund të barten gjithashtu në pjesën e pasme të një automjeti që lëviz me shpejtësi, kështu që vendet e nisjes mund të ndryshohen me shpejtësi pas hapjes së zjarrit.

Rusia po dështon të frenojë një kundërofensivë mahnitëse të Ukrainës në lindje dhe jug – duke rimarrë 600 vendbanime në vetëm një muaj, 75 prej tyre në Kherson.

/GazetaSinjali/