image Daily Mail: Zvicra ndaloi mbulimin e plotë të fytyrës, kosovarët janë pjesë e komunitetit myslimanë

Evropë

Daily Mail: Zvicra ndaloi mbulimin e plotë të fytyrës, kosovarët janë pjesë e komunitetit myslimanë

news image

Gjatë ditës së sotme zviceranët kanë votuar pro ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës nga gratë myslimane, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë referendum të organizuar nga qytetarët, 51 për qind e votuesve kanë votuar pro.

Daily Mail ka raportuar se myslimanët e përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë zvicerane prej 8.6 milionë banorësh, ose rreth 390 mijë njerëz, prej të cilëve shumica i kanë rrënjët në Turqi, Bosnjë dhe Kosovë.

Ky rezultat i referendumit do të thotë se Zvicra do të ndjekë shembullin e Francës, e cila ndaloi mbulimin e plotë të fytyrës në publik në vitin 2011.

Ndalimet e plota ose të pjesshme të veshjes së mbulesave të fytyrës në publik janë gjithashtu në Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë dhe Holandë./Gazeta Sinjali/