Dafina ka nisur pushimet me partnerin e saj Dj Geek, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata zgjodhën që të udhëtojnë drejt Turqisë, ndërsa sollën fotografitë e para nga ai vend.
Këngëtarja postoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, të cilat i kishte realizuar DJ Geek dhe tregoi një ‘hall’ që e kanë edhe shumë femra.
Në njërën prej tyre ajo pozon “e mërzitur” dhe pa pritshmëri për fotot e shkrepura dhe më pas shfaqet e buzëqeshur, duke shkruar “Kur ti mendon se ai po të bën foto të këqija, siç bën zakonisht, por më pas…”.
E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e DjGeek që shkruan me shaka “Hajde rren hajde!”.
Ndërsa “hallit” të Dafinës i janë bashkuar edhe goca të tjera të njohura si Rina Balaj apo Oriola Marashi e shumë vajza të tjera./Gazeta Sinjali/