image Dafina Zeqiri tregon arsyen e ndarjes nga Dj Geek

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri tregon arsyen e ndarjes nga Dj Geek

news image

Dafina Zeqiri ka pranuar publikisht ndarjen nga Dj i saj.

Dafina dhe Dj Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të shkurtër ka njoftuar këngëtarja në një intervistë me ‘Revistën Story’.

Ajo tregoi se arsye e ndarjes ishte mos gjetja e një gjuhe të përbashkët dhe për të shpëtuar lidhjen e tyre profesionale u detyruan t’i japin fund romancës një vjeçare.

“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja”, ka thënë ajo.

“Mendojmë ta mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si familje. Kështu që u desh me i dhënë fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip që për ne është më e rëndësishme”, ka thënë tutje këngëtarja Zeqiri.