image Dafina Zeqiri thumbon këngëtarin e njohur

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri thumbon këngëtarin e njohur

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri së fundmi ka thumbuar këngëtarin gjithashtu të njohur, Hekuran Krasniqi.

Kjo pasiqë pak kohë më parë ky i fundit në një intervistë kishte thënë se ai e kishte sjellë Dafina Zeqirin në skenë.

Është mëse e vërtetë që në vite kam mundësuar sjelljen e talenteve të rinj në skenë, duke kompozuar e krijuar për ta. Ndër ta, kohë më parë ka qenë dhe Dafina Zeqiri, e cila shkëlqen sot në skenën muzikore“, citohet të ketë thënë këngëtari.

Siç duket kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Dafinës, e cila ka vendosur që të flasë publikisht.

Artistja përmes një komenti ka qeshur me deklaratën e Hekuranit, teksa ka thënë se njerëzit janë të dëshpruar për vëmendje.

Për këtë koment të artistes ende nuk ka reaguar Hekuran Krasniqi dhe mbetet të shihet se a do të reagojë apo jo.

Ndryshe, Dafina është duke shijuar suksesin e këngës “Bye Bye” në bashkëpunim me Taynën. Kënga është publikuar më 11 gusht dhe deri më tani numëron mbi 11 milionë klikime në Youtube./Sinjali/