image Dafina Zeqiri rrëfen se u abuzua nga i dashuri i saj në fillim të karrierës

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri rrëfen se u abuzua nga i dashuri i saj në fillim të karrierës

news image

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri është njëra nga artistet e estradës shqiptare që nuk ngurron të rrëfejë histori që mund të ndikojë në shoqëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Njëra nga këngët me shumë sukses të këngëtares, është kënga “Duro”, e cila rrëfen përvojat me depresion dhe ankth, përmes të cilës Dafina ka kritikuar shoqërinë e cila në disa raste mbron dhunuesin dhe e akuzon viktimën.

Kjo këngë paraqet ngjarjet e fundit në vend por duke marrë shembull historinë e saj para disa vitesh, kur ajo u abuzua nga i dashuri i saj, në fillimin e karrierës, përderisa ajo ishte e akuzuar nga shoqëria dhe mediat.

 “Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite u përballa komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, ka shkruar Dafina në postim. /GazetaSinjali/