Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, përmes disa fotografive të ndara ka treguar se është duke vazhduar në realizimin e projektit të saj më të ri.
Së fundmi, artistja ka shpërndarë disa fotografi, e cila shihet se është veshur si nuse, derisa fotos ia ka bashkangjitur një shkrim interesant.
“Kurrë mos me u përulë. Unë gjithë kokën nalt e mbajë”, ka shkruar ajo.
Ndërsa, disa ditë më parë këngëtarja ka habitur fansat, duke i fshirë të gjitha fotot në rrjetin social Instagram, por vetëm duke e bërë të ditur se ajo është duke punuar për projekt të ri muzikor.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja, duke publikuar fotografi, e cila shihej se ishte veshur me një fustan nusërie. /Gazeta Sinjali/