image Dafina Zeqiri pjesë e fushatës për vaksinim

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri pjesë e fushatës për vaksinim

news image

Ministria e Shëndetësisë ka nisur fushatën për vaksinim, ku ka angazhuar figura publike, të cilat bëjnë thirrje pët vaksinim.

Në mesin e figurave publike është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, përmes së cilës, MSH po e përçon mesazhin për vaksinim, te qytetarët.

“Figura të njohura të publikut i janë bashkuar fushatës për vaksinim kundër COVID-19. Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, në fushatën për vaksinim janë parë edhe këngëtarja e muzikës popullore, Shyhrete Behlili, e aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci. /GazetaSinjali/