image Dafina Zeqiri: Merreni më seriozisht shëndetin mendor

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri: Merreni më seriozisht shëndetin mendor

news image

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, u ka bërë thirrje të gjithëve që ta marrin më seriozisht shëndetin mendor, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo përmes një postimi në Twitter është shprehur se nuk duhet gjykuar askush sepse kurrë nuk mund ta dijmë se çfarë po përjeton dikush. Prandaj, sipas thirrjes së saj, duhet ndihmuar ata që kemi afër.

“Ju lutem merrni seriozisht shëndetin mendor dhe ndihmoni këdo që e keni afër pavarësisht se çfarë, apo se si. Mos u nxito të gjykosh, kurrë nuk e di se çfarë po përjeton personi tjetër, veçanërisht mendimet që ka në kokë. Ne nuk jemi njësoj, nuk mendojmë njësoj. Por të gjithë jemi njerëz”, ka shkruar Dafina.

Dafina, në një intervistë dhënë më herët, kishte pranuar se nuk ishte ndjerë mirë për një kohë dhe kishte kërkuar ndihmën e psikologut. /Gazeta Sinjali/