image Dafina Zeqiri ia thotë valles me këngën e Klajdit dhe Brunos

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri ia thotë valles me këngën e Klajdit dhe Brunos

news image

Dafina Zeqiri është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Artistja krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron mb1 milion ndjekës.

Së fundmi në profilin e saj në Instagram, Dafina ka publikuar një video në të cilën shfaqet duke vallëzuar me këngën “Oj Lulije” të Klajdi Harunit dhe Brunos, transmeton Gazeta Sinjali.

A din me kcy valle thojshin… ????????“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, ku në pak minuta ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit.

https://www.instagram.com/p/B4N8VtmBCNT/

Ndryshe, artistja ka njoftuar se më 31 tetor do të publikojë këngën e re “Ring Ring” në bashkëpunim me rep-artistin shqiptar Varrosi. Kënga do të publikohet e shoqëruar me videoklip dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Gazeta Sinjali/