Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka deklaruar se ende është e dashuruar me Dj Geek.
Ka qenë vetë këngëtarja që e ka pohuar këtë fakt, ndonëse çifti i ka dhënë fund marrëdhënies pak kohë më parë.
Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Kurthi i Piter Panit” ku edhe deklaroi se ajo ende është e dashuruar në Dj Geek.
“Jam ende pak e dashuruar se kam dashni shumë të madhe kështu që është ende këtu, brenda meje”, ka pohuar Zeqiri duke shtuar se në fakt do donte të mos dashuronte kaq fortë, pasi më parë ka qenë edhe më ndryshe, megjithatë mendon se tashmë nuk mund të ndryshojë më, duke shtuar se dashuria është nga gjërat më të mëdha, bashkë me muzikën. /Gazeta Sinjali/