image Dafina Zeqiri dhe DJ Geek drejt ribashkimit?!

Bota e Yjeve

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek drejt ribashkimit?!

news image

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek pasi bënë publike lidhjen e tyre, pas pak kohësh ishte vetë këngëtarja që pranoi se i ka dhënë fund lidhjes romantike, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ishte një lidhje shumë e shkurtër e që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja”, u shpreh Dafina në atë kohë.

Këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto, nga videoklipi i fundit bashkë me Yll Limanin. Në foto ajo ka shkruar: “Ti je ai që më plotëson”.

View this post on Instagram

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Te komentet, ajo që bie në sy është komenti i Dj Geek “E di”, ka komentuar ai, shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe.

E kjo mund të jetë një shenjë e ribashkimit mes çiftit./Gazeta Sinjali /