image Dafina Zeqiri argëtohet me këngën e re të Loredanës

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri argëtohet me këngën e re të Loredanës

news image

Artistja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri është tejet aktive në rrjetet sociale në të cilat numëron miliona ndjekës.

Së fundmi në profilin e saj në rrjetin social Instagram, Dafina e ka publikuar një video ku shihet duke u argëtuar me këngën e fundit të Loredana Zefit, “Du bist meine”, transmeton Gazeta Sinjali.

Krahas këngës, artistja shqiptare shihet duke tymosur diçka, teksa fansat kanë aluduar se bazuar në tekstin e këngës së Loredanës, Dafina po tymos marihuanë.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor i Dafina Zeqirit është “Një herë në jetë”, në bashkëpunim me Cricket. Kënga deri më tani numëron mbi 3 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/