image Dafina Zeqiri: 13 vjet karrierë, 2020 do të jetë shumë e veçantë

Bota e Yjeve

Showbiz/ Dafina Zeqiri: 13 vjet karrierë, 2020 do të jetë shumë e veçantë

news image

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, këtë vit feston 13 vjetorin e karrierës muzikore.

Në lidhje me këtë përvjetor, artistja u ka premtuar fansave të saj se ky vit do të jetë shumë i veçantë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë artistja e ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 1.3 milion ndjekës.

“2020! 13 vjet karrierë, nuk mund të ndalem, nuk do të ndalem! Ju dua të gjithëve shumë! Ky vit do të jetë shumë i veçantë! Mezi nuk po pres me ju pa të gjithëve nëpër koncerte”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze, në një postim të publikuar në InstaStory.

Krahas mbrëmjeve muzikore, Dafina është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Vuj vuj vuj”. Ky projekt muzikor është publikuar më 14 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/