Dafina Zeqiri përmes disa Instastory ka kujtuar vetën para 14 viteve, kur ajo ishte këngëtare e ndëgjuar, edhe pse nuk kishte Instagram, Youtube, ku atë kohë e quan si “eksperiencë e vërtetë”, shkruan Gazeta Sinjali.
“Mami im ruan gjithçka! 14 vite! Jam shumë e lumtur që kam përjetuar eksperiencën e vërtetë, jo Instagram, jo Youtube, jo pëlqime… publiku dhe unë”, ka shkruar Dafina.
Dafina Zeqiri është këngëtare shumë e dashur për publikun dhe ka 10 vite karrierë. Pavarësisht viteve, ajo vazhdon ende të jetë një nga artistet më të pëlqyera. /GazetaSinjali/