Ajo që ka ndërruar shpesh herë zhanret muzikore është padyshim Dafina Dauti.
Tashmë ajo po i qëndron zhanrit popullor duke mbajtur kështu edhe koncerte në vende të ndryshme të Kosovës.
Përpos karrierës së saj muzikore, jeta e saj personale ka pasur disa lëkundje.
Dauti ka kohë që ka qenë një nënë beqare, deri para një viti ku u martua me bashkëpunëtorin e saj Tafil Kurtishi.
Dyshja kanë edhe një vajzë së bashku Kaylee, por që marrëdhënia e tyre sot ka marrë fund.
Kurtishi tashmë i është rikthyer ish- bashkëshortes së tij, gjë të cilën e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
‘Filluam bashkë, kaluam vite bashkë, krjiuam familjen e mrekullushme, bashkë kaluam shumë sfida e fortuna por tani jemi akoma më të fortë se kurrë deri në pleqëri së bashku’ – është shprehur Kurtishi në postimin e bërë shoqëruar me foton e bashkëshortes”, kishte shkruajtur Kurtishi.