Ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë serbe, Ivica Daçiq nuk e di nëse do të qëndrojë në këtë pozitë në qeverinë e ardhshme të Serbisë.
Daçiq tha se për këtë nuk ka folur ende me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Derisa të formohet një qeveri e re, ne po bëjmë gjëra me interes shtetëror, pastaj kush do të jetë ministri, ai do të punojë”, tha ai për TV Prva.
Shefi i diplomacisë serbe tha se ka bërë shumë gjëra që nga viti 2012 dhe se janë arritur rezultate të mira. Ai në veçanti i ka përmendur çnjohjet e Kosovës.
“Kjo kohë do të mbahet mend, dhe rezultati është që 18 vende tërhoqën njohjen e tyre për pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë”, tha ai. /Gazeta Sinjali