Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka takuar sot ambasadorin rus Alexander Botsan-Kharchenko
Në takim përpos bashkëpunimit në luftën kundër koronavirusit ata diskutuan gjithashtu edhe për video, seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku të premten Daçiq u përballë me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca.
Daçiq falënderoi diplomatin rus për ndihmën përmes dhurimit të furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore, dhe veçanërisht theksoi ndihmën e javës së kaluar nga Fondi i Paqes Ruse dhe theksoi rëndësinë e shkuarjes së ekipit të ekspertëve rus në Serbi, raporton Tanjug.