image Daçiq: Situata në Kosovë është çmenduri, me masat e reciprocitetit përsëri ndaluan tregtinë

Kosovë

Politikë/ Daçiq: Situata në Kosovë është çmenduri, me masat e reciprocitetit përsëri ndaluan tregtinë

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq thotë se autoritetet e Prishtinës kanë ndaluar përsëri tregtinë me masa të reciprocitetit.

Kryediplomati serb tha për TV Pink se situata në Kosovë është çmenduri dhe askush nuk po angazhohet në luftën kundër koronavirusit dhe se masat e reciprocitetit kanë ndaluar tregtinë në autoritetet e Prishtinës.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar të martën mbrëma se Qeveria e Kosovës ka vendosur të heq taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës si dhe të vendosë masën e reciprocitetit kundër Serbisë./GazetaSinjali/