Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se, shqiptarët kishin një kërkesë të veçantë për presidentin amerikan, Donald Trump, të cilën sipas tij e kishte refuzuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se shqiptarët i kishin kërkuar Trumpit që një nga pikat e marrëveshjes, e cila u nënshkrua në Uashington, të ishte edhe një angazhim i përbashkët për heqjen e gjykatave ndërkombëtare për krimet e luftës.
“Shqiptarët i kanë kërkuar Trumpit që të jetë pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit. Në përgatitjet për takimet, Richard Grenell theksoi se një pikë duhet të jetë që të gjithë të punojmë së bashku për t’i shfuqizuar gjykatat ndërkombëtare të krimeve të luftës. Sigurisht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, refuzoi”, tha Daçiq për televizionin serb, TV Pink, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas Daçiqit, pala kosovare ka punuar me administratën amerikane për një vit se si ta shmangin këtë situatë me gjykimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së./Gazeta Sinjali/