image Daçiq shkeli privatësinë e ambasadorës Vlora Çitaku, në OKB

Kosovë

Cenim/ Daçiq shkeli privatësinë e ambasadorës Vlora Çitaku, në OKB

news image

Eksperti i sigurisë kibernetike dhe i rrjeteve sociale, Driart Elshani ka deklaruar se publikimi i certifikatës së lindjes së ambasadorës së Kosovës nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është shkelje flagrante e privatësisë dhe në kundërshtim të plotë me Kartën Univërsale për të drejtat e njeriut.

Ai e ka bërë këtë koment në profilin e tij në facebook, pasi kryedipolomati serb përi një veprim të tillë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Rregullat dhe parimet e OKB-së janë cenuar skajshmërisht duke publikuar një dokument strikto personal në Këshillin e Sigurimit. Kjo tregon që etika, ligjet dhe dinjiteti njerëzor për regjimin aktual të shtetit fqinj janë koncepte të panjohura.” ka deklaruar Elshani, shkruan Gazeta Sinjali.

Dr. Driart Elshani, profesor universitar

Mbrëmë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB ka publikuar një certifikatë të vjetër të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut.

Certifikata i përkiste kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.

“Ti ende je qytetare e Serbisë.”, tha Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën./Gazeta Sinjali/