Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka publikuar një certifikatë të lindjes së ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.
Certifikata ishte e vjetër, e kohës kur Kosova ishte nën okupimin e Serbisë dhe dokumentet ishin në gjuhën serbe.
“Ti ende je qytetare e Serbisë.”, tha Daçiq derisa po e bënte publike certifikatën.
Tutje, Daçiq kërkoi që taksa prej 100% të hiqet dhe se Serbia është e gatshme të rifilloj bisedimet sapo të hiqet taksa./Gazeta Sinjali/