Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka përsëritur sonte në Nju Jork se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë bisedimet e ndërprera me Prishtinën zyrtare nëse kjo e fundit do të heqë dorë nga taksat e vendosura një vit më parë ndaj mallrave serbe.
Ai kujtoi futjen e taksave 100 për qind të mallrave serbe dhe theksoi se ‘Prishtina mori një vendim të tillë pas votimit të pasuksesshëm në Interpol’.
“Me gjithë dënimin e bashkësisë ndërkombëtare, ato kanë qenë në fuqi për një vit. Dëmi është disa qindra milionë dollarë dhe po rritet çdo ditë,” tha kreu i diplomacisë serbe.
Ish-Qeveria Haradinaj ka vendosur në nëntor të vitit të kaluar masën 100 për qind ndaj mallrave serbe, duke thënë se një vendim i tillë nuk o të tërhiqet derisa Beogradi të mos e njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran./Gazeta Sinjali/