image Daçiq për takimin e nesërm në Bruksel: Kosova do të vazhdojë t’i shmanget formimit të Asociacionit

Politikë

Daçiq për takimin e nesërm në Bruksel: Kosova do të vazhdojë t’i shmanget formimit të Asociacionit

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq tha se Kosova ka punuar për 10 vjet për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe siç tha ai “beson se nesër në Bruksel, gjatë raundit të ri të bisedimeve me Beogradin, do të vazhdojnë me të njëjtën politikë”.

“Prishtina do të përpiqet të minimizojë rëndësinë e Asociacionit. Duke filluar nga emri, statuti, ekipi menaxhues dhe kompetencat që ka komuniteti”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Nesër në Bruksel do të mbahet takimi I radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut.

Në këtë takim do të prezantohet drafti i statusit të Asociacionit të komunave me shumë serbe si dhe pritet të miratohet Deklarata për personat e zhdukur.

/GazetaSinjali/