image Daçiq paralajmëron se edhe 5 shtete do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës

Kosovë

Diplomaci/ Daçiq paralajmëron se edhe 5 shtete do ta tërheqin njohjen ndaj Kosovës

news image

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka paralajmëruar se deri në fund të këtij viti, njohjen ndaj pavarsisë së Kosovës do ta tërheqin edhe pesë shtete.

Duke reaguar në deklaratën e emisarit amerikan Mattheë Palmer për rrezikun që Serbia mund të ballafaqohet me sanksione për shkak të blerjes së armatimit rus, ministri serb ka deklaruar për televizionin serb “Happy” se nuk ka bazë për futjen e sanksioneve.

 “Ne nuk jemi budallenj dhe e dimë se çfarë kemi të lejuar”.

Duke komentuar pretendimet se është në kontakt me liderin e Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (LQL) Sergej Trifunoviq dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën, Daçiq ka pretenduar se esenca e këtyre akuzave është “që të thyhet rezistenca serbe kur është fjala për Kosovën”.

“Kjo është temë e parëndësishme. Kush është ai Sergej Trifunoviq që unë t’i arsyetohem atij? Është e qartë se plani është që gjithë ky front të drejtohet kah ajo që të thyhet rezistenca jonë kur është fjala për Kosovën. Ata po punojnë kundër Vuçiqit e jo kundër meje”, ka pretenduar Daçiq./Gazeta Sinjali/