image Daçiq: Marrëveshja Kosovë - Serbi është ende larg

Politikë

Daçiq: Marrëveshja Kosovë – Serbi është ende larg

news image

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se është pezulluar fushata për çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Sipas Daçiq marrëveshja Kosovë-Serbi është ende larg.

Ai e ka përsëritur qëndrimin se korrigjimi i kufijve është e vetmja mundësi reale për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

“Fakti se Gjermania është kundër asaj zgjidhje nuk duhet që të ndikojë që të tërhiqemi”, ka thënë ai.

Daçiq ka shtuar se është për një marrëveshje me Kosovë, nëse kjo është në interes të Serbisë dhe popullit në Kosovë. /Gazeta Sinjali/