Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka kërkuar nga emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak dhe përfaqësusi i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që të përdorin autoritetin e tyre dhe ndikojnë te Qeveria e Kosovës për lejimin e organizimit të zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.
Sipas mediave serbe, Daçiq tha se Serbia ishte e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, duke shtuar se dialogu është e vetmja mënyrë për këtë.
Ndërkaq, Lajçak shkroi se Daçiq i është ankuar atij duke i shprehur “shqetësim” për çështjen e votimit të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e organizuar nga Serbia.
“Sot në mëngjes, Escobar dhe unë u takuam me kryeparlamentarin Ivica Daçiq. E vlerësova rolin e tij të rëndësishëm në përfaqësimin e Serbisë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja në të kaluarën. Ai përcolli shqetësimet e tij për gjetjen e një marrëveshjeje për serbët e Kosovës me të drejtë vote në zgjedhjet serbe”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
This morning, DAS Escobar and I met with Speaker Ivica Dacic. I appreciated his important role representing Serbia in the EU-facilitated Dialogue in the past. He conveyed his concerns about finding an arrangement for eligible Kosovo Serbs to vote in the Serbian elections. pic.twitter.com/jFVaE2NoSn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 3, 2022
Lajçak e Escobar përveç me Daçiqin janë takuar edhe me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, si dhe presidentin, Aleksander Vuçiq, i cili pas takimit udhëtoi për në Kinë./GazetaSinjali/