Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq i është kundërpërgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit lidhur me epilogun e dialogut Kosovë-Serbi.
Thaçi ka thënë se dëshiron dialog, por që rezultati të ishte njohja e Kosovës ose asgjë. Këto dy opsione s’i ka pritur aspak mirës Daçiq.
“Nëse është një njohje ose asgjë, atëherë asgjë. Le të jemi plotësisht të hapur,” u tha Daçiq gazetarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton Tanjug.
Daçiq tha sot se Beogradi dëshiron dialog me Prishtinën me një rezultat që do të garantonte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. /Gazeta Sinjali/