image Daçiq i kundërpërgjigjet Haradinaj-Stubllës: Po gënjen!

Politikë

Daçiq i kundërpërgjigjet Haradinaj-Stubllës: Po gënjen!

news image

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla po gënjen se e ka parandaluar tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga dy vende, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke komentuar deklaratën e Haradinaj-Stubllës, Daçiq tha për RTS se “ata nuk mund të bëjnë asgjë më shumë”.

“Por është e vërtetë që disa vende të mëdha insistuan që ne ta ndalojmë atë,” tha kreu i diplomacisë serbe.

I pyetur nëse Serbia e ka pezulluar aksionin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, Daçiq tha se ajo nuk është ndalur, por se “unë nuk jam përmbajtur nga veprimet e tilla”.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë mbrëmë në Rubikon se i kanë marrë veprimet e nevojshme që të parandalohet tërheqja e njohjeve për Kosovën nga dy shtete.

“Ka pasur paralajmërime se dy shtete mund të tërhiqnin njohjen e shtetësisë së Kosovës.. Kemi marrë veprimet e nevojshme bashkë me aleatët tanë që të parandalohet një gjë e tillë”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali