image Daçiq godet Ramën: Ai ka ndërhyrë në Mal të Zi, jo Serbia

Politikë

Daçiq godet Ramën: Ai ka ndërhyrë në Mal të Zi, jo Serbia

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka sulmuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, duke i thënë se ai ka qenë personi që ka ndërhyrë në punët e Malit të Zi dhe jo institucionet e tyre.

“Nuk i bëri Vuçiq thirrje qytetarëve malazezë të dalin e të votojnë, këtë e bëri kryeministri shqiptar Edi Rama dhe të tjerë, e kjo për Gjukanoviç, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme”, tha diplomati serb, raporton Tanjug.

Gjithashtu, Daçiq theksoi se Serbia nuk është e interesuar për pushtetin në Malin e Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e pakicës serbe, që përbën rreth 29% të popullatës atje, si dhe për pozicionin e Kishës Ortodokse serbe pronat e së cilës, sipas tij, u shënjestruan nga autoritetet malazeze. /GazetaSinjali/