image Daçiq falënderon Meksikën për mosnjohjen e Kosovës

Daçiq falënderon Meksikën për mosnjohjen e Kosovës

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar ambasadorin e Meksikës në Beograd, Marco Antonio Garcia Blanco, për mosnjohjen e Kosovës nga Meksika.

Daçiq ka theksuar qëndrueshmërinë e Meksikës kur bëhet fjalë për respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përsëriti mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, shkruan Tanjug.

I dërguari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Serbia do ta ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës që të mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësuesit e dy shteteve më 27 qershor.

“Lajm i madh! Unë kam marrë zotimin nga qeveria e Kosovës dhe e Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe se do të kërkojnë anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për diskutime për dialogun”, kishte deklaruar Grenell më 15 qershor.

Një thyerje të zotimit Daçiq e bëri edhe me Algjerinë që e falënderoi për mosnjohjen e Kosovës.

Për këtë kishte reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, e cila tha se do të ndalë fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës./GazetaSinjali/