Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.
Siç shkruan mediumi serb N1, Serbia e vlerëson lartë qëndrimin se Kajro nuk voton për anëtarësimin e Prishtinës në organizatat ndërkombëtare.
Daçiq mes tjerash, theksoi rëndësinë e vizitës së presidentit egjiptian për marrëdhëniet diplomatike, të cilat datojnë që 114 vjet, sepse vizita e fundit zyrtare dypalëshe në Beograd ishte ardhja e presidentit të atëhershëm egjiptian, Hosni Mubarak në Jugosllavi në korrik 1987.
Daçiq tha se Kuvendi i Serbisë tradicionalisht është i interesuar për bashkëpunim me kolegët nga Egjipti, gjë që më së miri e ilustron fakti se Grupi Parlamentar i Miqësisë me Egjiptin në mbledhjen e kaluar kishte 50 deputetë.