image Daçiq dëshiron të dëshmojë në Gjykatën Speciale kundër UÇK-së: Kam dëshmi me tonelata

Kosovë

Deklaratë/ Daçiq dëshiron të dëshmojë në Gjykatën Speciale kundër UÇK-së: Kam dëshmi me tonelata

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, po shprehet i gatshëm të dëshmojë në Gjykatën Speciale, kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai pretendon se ka dëshmi me tonelata për krimet nga shqiptaret.

“Unë jam i gatshëm në shkojë në Gjykatën Speciale për krimet e UÇK-së sepse unë kam tonelata materiale që më së miri tregojnë kush u dëbua nga Kosova dhe Metohia”, ka thënë Daçiq për Novosti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kësisoj ai i është kundërpërgjigjur Zyberajt i cili në Facebook ka paraqitur një dokument të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) që mban datën : 17 shkurt 1999 ku siç shkruan ai ”ndër shumë plane tjera kundër shqiptarëve të Kosovës, gjatë Konferencës në Rambuje, mund të lexojmë edhe tentimin për fshehje të masakrave dhe debimeve masive nga shtëpitë të qytetarëve të Kosovës. Krejt kjo bëhej me qellimin e vetëm për ta mashtruar bashkësinë ndërkombëtar dhe NATO-në”.

“Në mesin e shumë emrave të njohur aty, që ishin kreaturë e aparatit të dhunës në kohën e Millosheviçit, mund të shihet edhe Ivica Daçiq. Jo rastësisht, carqe te caktuara në Serbi e quajnë Daçiqin edhe “malo Slobo”.

“Ky dokument duhet të shërbejë si bazë për ta thirrur Ivica Daçiqin në Gjykatën Speciale”./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215515823344530