image Daçiq: Amerikanët më thanë se Kurti dhe Mustafa do ta krijojnë qeverinë

Kosovë

Serbi/ Daçiq: Amerikanët më thanë se Kurti dhe Mustafa do ta krijojnë qeverinë

news image

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer qysh para dy muajve i ka thënë se SHBA presin që Albin Kurti dhe Isa Mustafa do ta krijojnë qeverinë.

Daçiq ka deklaruar se gjoja amerikanët iu kanë ankuar atij se “ky është një realitet pak më i ndërlikuar duke marrë parasysh se për herë të parë po ballafaqohen me Vetëvendosjen, partinë e cila angazhohet për Shqipëri të Madhe”.

“Është një çështje se çfarë flet dikush kur është në opozitë, ndërsa tjetra se çfarë do të bëjë kur vjen në pushtet”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se Serbia nuk mund të ndikojë se kë do ta zgjedhin qytetarët e Kosovës dhe duhet të bashkëpunojë me të gjithë, pavarësisht se a i pëlqen dikujt ndonjë parti politike apo jo.