image Daçiq: Ajo çfarë do të bëj Albin Kurti, shuan shpresat e fundit për dialog

Rajon

Reagim/ Daçiq: Ajo çfarë do të bëj Albin Kurti, shuan shpresat e fundit për dialog

news image

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se do të padisë Serbinë për gjenocid, sipas tij nëse kjo do të ndodh atëhere shuhet edhe shpresa e fundit për ringjallje të dialogut.

“Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti në krye të prioriteteve të mandatit të tij e ka vendosur padinë kundër Serbisë për gjenocid, dhe nëse kjo është një prej pikave të programit të Kuritit, atëherë shuhet edhe shpresa e fundit për ringjallje të dialogut”, ka deklaruar Ivica Daçiq për mediat serbe.

Daçiq ka komentuar ekspozenë e Kurtit në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se përpiluesit e padisë fillimisht duhet të flasin me familjet nga Gracka e Vjetër, të vrarëve nga autobusit i ‘’Nish Ekspresit’’.

Gjithashtu sipas Daçiq, me padinë e Kosovës ndaj Serbisë do të ishte një rast unik në praktikën juridike që ekzekutuesi ta padisë viktimën, e nëse kjo është një nga pikat e programit të Kurtit, atëhere shuhet edhe shpresa e fundit për ringjallje të dialogut.

Ndërkaq, Daçiq ka komentuar edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku tha se praktikisht serbët do të tishin të detyruar të shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës, e cila është krijuar duke rrënuar të gjitha marrëveshjet, pretendon Daçiq.

“Ky do të ishte rasti unik në praktikën juridike që ekzekutuesi ta padisë viktimën, dhe nëse kjo është një prej pikave të para të programit të Kurtit, atëherë shuhet edhe shpresa e fundit për ringjallje të dialogut. Sidomos paralajmërimi i rrezikshëm i futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, sepse me këtë praktikisht serbët do të ishin të detyruar të shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës e cila është krijuar me rrënimin e të gjitha marrëveshjeve dhe në të cilën ata nesër do të detyrohet t’i qëllojnë vëllezërit e tyre”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/