image Daçiç: S’e lëshojmë dorën e Rusisë pa gjetur një dorë tjetër për Kosovën, s’duam të biem në humnerë

Politikë

Daçiç: S’e lëshojmë dorën e Rusisë pa gjetur një dorë tjetër për Kosovën, s’duam të biem në humnerë

news image

Të gjithë fuqitë e mëdha përdorin argumentet që u pështaten më së miri, tha shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, pyetur nga Zëri i Amerikës se si i sheh referimet e Kremlinit ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

“Në këtë moment, për Rusinë është e duhur t’i referohet faktit se ‘nëse Kosova mundet, atëherë pse jo edhe Donbasi’. Por, nuk është vetëm Rusia ajo që do t’i referohet kësaj, gjithashtu edhe Katalunia do të thotë ‘kur Kosova mund ta bëjë, edhe Katalunia mundet’. Të jem i sinqertë, Republika Srpska nesër mund të del të thotë ‘kur Kosova mundi ta bëjë, do ta bëjmë edhe ne’”, tha Ivica Daçiç.

Ndërkaq, Daçiç tha se këto argumentime, njëjtë siç është edhe argumenti i Perëndimit se Kosova është rast sui generis, “asnjëra prej tyre s’janë në të drejtë”.

Daçiç shfrytëzoi rastin, pasi siç tha ai, “jam këtu në Zërin e Amerikës, më lini t’ia shtroj një pyetje partnerëve tanë amerikanë. Çfarë na ofroni, nëse respektoni interesat tona”.

Nëse Serbia vendos sanksione ndaj Federatës Ruse, atëherë humbin veton e tyre në Këshillin e Sigurimit.

Pyetur nga Zëri i Amerikës se për çfarë “oferte” e ka fjalën, ai tha “një ofertë fer për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

“Epo, oferta nuk mund të jetë si ‘votoni për sanksionet kundër Rusisë’ kur pika e dytë është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe KiE. Epo, prisni pak, ne s’kemi rënë nga Marsi, kështu që s’po e ditkam se cilat janë interesat tona. Ne duam një ujdi, e duam, por askush s’e lëshon njërën dorë kur janë mbi një grehinë derisa të kenë një dorë tjetër. Dhe cila është dora tjetër? Sepse ata nuk duan që ne të lëshojmë atë dorë të vetme në të cilën po mbahemi”.

“Unë jam krejtësisht konkret dhe praktik, dhe kam thënë para 10 viteve në Uashington gjithashtu – përderisa problemi me Kosovën është aktual, ne duhet të kujdesemi ndaj atyre që pëkrahin interesat tona në lidhje me të”, ka thënë Ivica Daçiç.

Është interes jetik i BE-së, tha Daçiç, që Serbia të jetë pjesë e saj. Por, beson ai, Perëndimi vetiu po e shtyen Beogradin kah Moska.

Duke komentuar mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Daçiç tha se çështja e aplikacionit të Kosovës me shumë gjasë nuk do të futet në procedurë, por se kjo nuk do të thotë se kjo çështje është zgjidhur.

/GazetaSinjali/