Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, kanë biseduar për dialogun në përgjithësi dhe jo për ndonjë çështje specifike, raporton Gazeta Sinjali.
Cramon ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia të përafrojnë pozicionet e tyre në dialog në javët e ardhshme.
Ky ngushtim i pozicioneve, sipas saj, mund të bëhet vetëm përmes negociatave.
“Natyrisht se kemi folur për dialogun dhe për tërë portofolin e dialogut dhe po ashtu për procedurën e tij si të merret me çështjen e dialogut, por nuk jemi fokusuar vetëm në një specifike.”
“Asnjëherë nuk i kam takuar personalisht më përpara dhe presim që të dyja palët t’i ngrenë pritjet e tyre shumë lartë. Shpresoj që në javët e ardhshme do të shohim një ngushtim të pozicioneve, një afrim të pozicioneve dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes negociatave”, është shprehur ajo./Gazeta Sinjali/