image Cramon për kishën ortodokse serbe: Qeveria e Kosovës ta zbatojë aktvendimin e Kushtetueses

Politikë

Cramon për kishën ortodokse serbe: Qeveria e Kosovës ta zbatojë aktvendimin e Kushtetueses

news image

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka vizituar manastirin e Deçanit në Kosovë.

Me këtë rast, Von Cramon ka deklaruar se toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i një shoqërie multietnike.

“Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë duhet të mbrohen si trashëgimi dhe duhet të gëzojë të drejta të plota. Prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, i vonuar prej kohësh, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë të të gjithëve”, tha ajo.

Madje ajo tha se ky vend duhet të jetë ai që bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lidh hendekun në mes komuniteteve të saj.

“Manastiri i Deçanit dhe Sava Janjiq mund të luajë një rol konstruktiv në dialogun shoqëror”, shtoi ajo.

/GazetaSinjali/