“CR-77”, “Toni Montana”, “Mollë 3”, janë vetëm disa nga kodet që janë gjetur te pakot me kokainë që u sekuestruan në Maminas të Shqipërisë.
Gjatë pretencës së dhënë para gjykatës për të pandehurit Arbër Çekaj, Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, prokurori Ervin Kondili pohoi se sasia prej 613 kilogramë drogë, ishte ndarë në disa pako të cilat kishin etiketime të veçanta nga njëra-tjetra.
Kodet numerike si ato të makinetës “Enigma” dhe më konkretisht, “BIKE”,“Toni Montana”, “020”, ”CR-77”, “Mollë 3”,“777” dhe “54”, kanë qënë gjuha që trafikantët kishin zgjedhur të komunikonin me njëri-tjetrin dhe me të cilat do të mereshin vesh për ndarjen e drogës kur ajo të mbërrinte në Shqipëri.
Prokuroria thotë se çdo kod dyshohet se përfaqësonte një grup kriminal në vend, të cilët kanë bashkuar asetet kriminale me qëllim ngritjen dhe hedhjen në transport detar të kësaj sasie të madhe droge.
KODET:
1. “BIKE”
2. “Toni Montana”
3. “020”
4. ”CR-77”
5. “Mollë 3”
6. “777”
7. “54”.