COVID-19 vijon të marrë jetë. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka raportuar një viktimë si pasojë e virusit.
Përveç viktimës e cila humbi jetën si pasojë e infektimit, në Kosovë shënojnë 1.332 raste të reja pozitive, nga 3.423 testime gjithsej, shkruan Gazeta Sinjali.
Aktualisht në vendin tonë shënojnë 10 mijë e 410 raste aktive, me një rritje të përqindjes së pozitivitetit prej 38.91 për qind.
Ndryshe, 1.605 njerëz janë shëruar ndërsa 120 tjerë janë vaksinuar në 24 orëshin e fundit.