image COVID-19 ua merr jetën mbi 165 mijë personave në SHBA

Botë

COVID-19 ua merr jetën mbi 165 mijë personave në SHBA

news image

Së paku 5 milionë e 171 mijë e 343 persona janë infektuar nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

COVID-19 ka marrë 165 mijë e 328 jetë në këtë shtet, sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Vetëm këtë të mërkurë janë regjistruar 30 mijë e 135 raste të reja të të prekurve me koronavirus dhe 791 të vdekur.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare./Gazeta Sinjali/