image COVID-19: SHBA me rreth 40 mijë raste të reja dhe mbi 600 të vdekur

Botë

COVID-19: SHBA me rreth 40 mijë raste të reja dhe mbi 600 të vdekur

news image

Numri i rasteve të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur me 38.984 në 24 orët e fundit dhe 672 njerëz kanë vdekur, transmeton Gazeta Sinjali.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 7 475,262 dhe 210 mijë e 232 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë, raporton Reuters.

SHBA-të janë vendi me numrin më të madh të rasteve në botë, pasuar nga India me 6,832,646 raste dhe Brazili me gjithsej 4,978,531 raste. /Gazeta Sinjali/