Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shtrirë në spital ushtarak për trajtim pasi doli pozitivë me koronavirus, bashkë me gruan e tij, Ivanka Trump, transmeton Gazeta Sinjali.
Tani, numri i rasteve me COVID-19 në Washington është rritur për personat që kanë pasur kontakt me presidentin Trump.
Personat që janë infektuar pas çiftit Trump në Shtëpinë e Bardhë, janë ndihmësja Hope Hicks, ish-këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien dhe senatorët republikanë, Thom Tillis dhe Mike Lee, shkruan CNN.
Ndërsa, Trump bëri testin të enjten dhe doli pozitiv në mbrëmje, kurse nga e premtja pasdite u shtrua në spitalin ushtarak në Walter Reed.
Sipas mjekut të tij, Presidenti Donald Trump, “po ecën mirë” dhe ka filluar terapinë me Remdesivir. /Gazeta Sinjali/