image COVID-19, regjistrohen mbi 400 mijë raste në të gjithë botën, 18.557 të vdekur

Botë

Botë/ COVID-19, regjistrohen mbi 400 mijë raste në të gjithë botën, 18.557 të vdekur

news image

Në të gjithë botën tashmë janë konfirmuar 400 mijë persona të infektuar nga koronvirusi.

Këto janë shifra të regjistruara në Universitetin John Hopkins e cila e ka ndjekur pandeminë që në fillim të saj.

Nga të dhënat e publikuara, numri i rasteve është shtuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, sidomos në Evropë që është kthyer dhe në epiqendrën e infeksionit.

Numri i të infektuarve shënoi mbi 100 mij raste në 6 mars, mbi 200 mijë në 18 mars dhe mbi 300 mijë në 21 mars.

Këto janë 5 vendet më të prekura në të gjithë botën

Kinë:  81,591 persona

Itali: 69,176 persona

ShBA 49,768 persona

Spanjë: 39,676 persona

Gjermani 31,991 persona. /Gazeta Sinjali/