Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raporton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa janë regjistruar 162 raste të reja me koronavirus, njofton Gazeta Sinjali.
Brenda një dite janë shëruar 150 persona, kurse janë bërë 914 testime gjithsej për COVID-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar.
Deri më tani numri i personave të vdekur nga virusi në Shqipëri ka shkuar në 407. /Gazeta Sinjali/